“Miniera” në Tiranë/ U kap me para cash dhe flori me vlerë rreth 300 mijë euro, në pranga i riu

Aktualitet

“Miniera” në Tiranë/ U kap me para cash dhe flori me

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Miniera”, rezultat i një hetimi pesë-mujor nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës. Operacioni çoi në arrestimin e shtetasit A. M., 29 vjeç, i dyshuar për pastrim parash dhe kontrabandë.

Gjatë kontrollit të kryer në biznesin e të arrestuarit, i cili operonte në fushën e exchange dhe argjendarisë në Fushë Krujë, policia gjeti dhe sekuestroi një shumë prej 100,000 eurosh në para cash, që dyshohet se ishin marrë hua me përqindje. Po ashtu, në ambientet e biznesit u zbuluan bizhuteri floriri me peshë 1400.41 gramë


dhe vlerë 187,000 euro, të cilat dyshohen të jenë kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.

Sipas hetimeve, 29-vjeçari, në bashkëpunim me babain e tij, shtetasin A. M., 60 vjeç, pastronte para me burime të dyshimta. Ndaj babait të të arrestuarit është iniciuar procedimi në gjendje të lirë për përfshirjen e tij në këto veprimtari kriminale.

Hetimet vazhdojnë për identifikimin dhe ndalimin e individëve të tjerë të përfshirë në këtë skemë, ndërsa materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, për akuzat e “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion