Merren në pyetje katër zyrtarët e policisë të cilët takuan Roven Zekën në paraburgim, SPAK sekuestron celularët e tyre

Prokuroria e Posaçme ka bërë të mundur marrjen e dëshmisë së katër zyrtarëve të policisë, të cilët takuan ish-shefin e qarkullimit rrugor të Tiranës, Roven Zeka, i cili është nën arrest në Bllokun e Sigurisë.
Sipas Klodiana Lalas, mësohet se hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit i kanë thirrur për t’i marrë në pyetje lidhur me arsyet e vizitës në qeli të kolegut të tyre, ku tre prej tyre u janë sekuestruar dhe celularët ku mund të hedhin dritë mbi hetimet.
Prokuroria po i heton zyrtarët nën dyshimet për shpërdorim detyre, pasi nuk lejohet që të kryejnë takime me persona nën hetim, ku SPAK ka sekuestruar dhe celularin e një biznesmeni të njohur.
Ndërkohë, dyshohet se biznesmeni ka bërë të mundur lidhjen mes Zekës, si edhe biznesmenit tjetër që dyshohet se ofroi ryshfet që gruaja e tij, e përfshirë në aksident rrugor me 5 të plagosur, për të mos u arrestuar.
Kujtojmë se të arrestuar janë shefi i Sektorit të Aksidenteve Sokol Novaku dhe oficerin e policisë gjyqësore Edison Tabaku, për shpërdorim detyre.


