Vd'es në burg “shefi i bosëve”, si u kthye nga polic në “kumbarin” e karteleve meksikane?

Bota

Vd'es në burg “shefi i bosëve”, si u kthye nga polic
Miguel Angel Felix Gallardo, një nga bosët më famëkeq të drogës në historinë e Meksikës, ka ndërruar jetë të dielën, më 15 nëntor, në moshën 80-vjeçare. I njohur me nofkat “Kumbari” dhe “Shefi i bosëve”, ai konsiderohet arkitekti i trafikut modern të drogës në vend.

Themeluesi i Kartelit të Guadalajarës, nga i cili më vonë u formuan disa prej organizatave kriminale më të fuqishme të Meksikës, vdiq në spital si pasojë e dështimit të shumëfishtë të organeve, pas 37 vitesh në burg.

Aktiviteti i tij kriminal lidhet me zhvillimin e rrugëve kryesore të trafikimit të kokainës drejt Shteteve të Bashkuara, krijimin e aleancave me kartelet kolumbiane dhe vrasjen e një agjenti amerikan, ngjarje që shkaktoi një krizë diplomatike mes Uashingtonit dhe Meksikës.

Félix Gallardo u transferua të premten, më 13 nëntor, nga burgu i sigurisë së lartë në shtetin e Jalisco-s në një spital privat në Guadalajara, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion