Egli drejt televizionit? Dyshimet rreth moderimit të këtij emisioni ndezin rrjetin

Showbiz

Egli drejt televizionit? Dyshimet rreth moderimit të këtij emisioni

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Egli Tako, po përflitet së fundmi si një ndër emrat e mundshëm për të moderuar dy netët finale të spektaklit “Yjet e Diasporës”.

Në llogarinë zyrtare të emisionit në “Instagram”, është publikuar një foto me siluetën e një vajze misterioze, shoqëruar me pyetjen: “Cila do të jetë moderatorja e gjysmëfinales dhe finales“.

Menjëherë pas këtij postimi, ndjekësit kanë vërshuar me komente, ku shumë prej tyre janë të bindur se bëhet fjalë pikërisht për Eglin, duke parë edhe afrimin e saj me ekranin pas daljes nga BBVIP.

Ky dyshim nuk vjen pa arsye: gjatë një bisede në “Post BBVIP”, Ledion Liço, i sugjeroi Eglit se e shihte me potencial për të qenë një moderatore e denjë për ekranin shqiptar.

Mesa duket, fjalët e Ledionit po marrin formë shumë më shpejt nga sa pritej.

Do të jetë Egli Tako fytyra e re e ekranit? Pritet konfirmimi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion