Merr flakë në lëvizje një autobus në dalje të tunelit të Kardhiqit

Aktualitet

Merr flakë në lëvizje një autobus në dalje të

Një autobus në lëvizje është përfshirë nga zjarri paraditen e kësaj të shtune në dalje të tunelit të Kardhiqit, teksa brenda mjetit kishte edhe pasagjerë të cilët po udhëtonin nga Gjirokastra në drejtim të Sarandës.

Siç shihet edhe nga pamjet, flakët kanë përpirë totalisht autobusin, teksa një shtëëllungë e madhe e tymit ka mbuluar zonën.

Shkak i flakëve dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa brenda janë djegur edhe sende personale të pasagjerëve.

Në momentin kur ka rënë zjarri, pasagjerët i ka kapur paniku dhe kanë dalë me shpejtësi, teksa deri më tani, nuk raportohet për persona të lënduar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion