Makina merr flakë në ecje, shpëton shoferja në autostradën Tiranë- Durrës

Aktualitet

Makina merr flakë në ecje, shpëton shoferja në

Një makinë tip “Peugot” ka marrë flakë në ecje, por fatmirësisht ka vetëm dëme materiale. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në autostradën Tiranë- Durrës. Shkaku i ngjarjes, sipas policisë, dyshohet të jetë një shkëndije elektrike.

“Durrës/Informacion paraprak. Me datë 16.10.2021 rreth orës 16:30 në autostradën Tiranë-Durrës, te mbikalimi i Sukthit, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka mar flakë mjeti tip "Peugeot" në pronësi te shtetases Xh. K., nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT