Merr flakë banesa pranë zonës historike në Vlorë, detajet e para

Aktualitet

Merr flakë banesa pranë zonës historike në Vlorë,

Një banesë është përfshirë nga zjarri pasditen e kësaj të premteje pranë zonës historike në Vlorë.

Nga informacionet paraprake mësohet se shkak për rënien e zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme të shumta materiale.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ka sjellë neutralizimin e flakëve, por pa i shmangur dot dëmet në banesë.

ME TE LEXUARAT