Me vello në kokë, nusja në Elbasan voton në ditën e saj të dasmës
Lajmifundit
/
11 Maj 2025, 12:41
Aktualitet

Një vajzë e veshur me fustan të bardhë, dukshëm në ditën e saj të martesës, ka vendosur të ushtrojë të drejtën e votës përpara se të shkonte drejt altarit.
Ky moment ka tërhequr vëmendjen dhe duartrokitjet e qytetarëve të pranishëm në qendër, duke sjellë një çast simbolik që ndërthur detyrën qytetare me një nga ditët më të rëndësishme të jetës personale.
Pamjet dhe reagimet nga vendi i ngjarjes janë bërë menjëherë virale në rrjete sociale.

