“Më jep paratë ose...”, kërcënoi me thikë punonjësen e një marketi në Durrës, në pranga i riu

Aktualitet

“Më jep paratë ose...”, kërcënoi me thikë

Tentoi të vidhte nën kërcënimin e thikës xhiron ditore në një market dhe në tentativë për tu larguar dëmtoi lehtë në dorë një nga punonjëset e marketit, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë u vu në pranga 34-vjeçari.

Policia Durrës
Rreth orës 15:30, në lagjen nr. 1 Durrës, shtetasi O.Z, është futur në një market dhe nën kërcënimin e thikës ka tentuar të marrë xhiron ditore.

Punonjëset e marketit kanë reaguar duke njoftuar Policinë dhe të pengonin autorin për të mos marrë lekët.


34-vjeçari duke mos realizuar dot vjedhjen është munduar të largohet dhe në përpjekje për tu larguar ka dëmtuar lehtë në dorë një nga punonjëset e marketit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në kohë reale në adresën e dhënë dhe kanë prangosur autorin, shtetasin O. Z., 34 vjeç, banues në lagjen nr. 18 Durrës, të cilin e kanë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet për dokumentimin ligjor të rastit

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion