“Nuk na duhet njëri-tjetri”, Egli reagon pas deklaratës së Olsit: Ai humbi (Foto)

Showbiz

“Nuk na duhet njëri-tjetri”, Egli reagon pas deklaratës

Mbrëmjen e të premtes, i ftuar në “Më lër të flas”, Olsi Bylyku ka konfirmuar me gojën e tij ndarjen nga Egli Tako. Olsi tha se faji nuk ka qenë i asnjërit, por rrethanat kanë qenë të tilla.

Teksa u pyet nëse i mungon apo jo, aktori pas disa sekondave heshtje tha që të dyve i mungon njëri tjetri por asnjërit nuk i duhet prania e tjetrit.

“Nuk besoj që asnjërit nga ne nuk i mungon prania e njëri-tjetrit, por asnjërit nga ne nuk i duhet prania e njëri-tjetrit”, tha ai.

Pas intervistës së Olsit, ka reaguar edhe Egli. Ajo ka postuar në Instastory një status ku duket se i drejtohet qartë Olsit.

“Nuk na duhet njëri-tjetri”, Egli reagon pas deklaratës

“Një grua e mirë nuk do e detyrojë kurrë një burrë të kuptojë që ajo është një grua e mirë. Nëse ai nuk e kupton vetë, ai është i humbur”, shkruan Egli.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion