Vrasja e të riut në Korçë, Policia njoftim zyrtar: Arrestohet autori i dyshuar, sekuestrohet arma e krimit

Aktualitet

Vrasja e të riut në Korçë, Policia njoftim zyrtar:

Policia ka reaguar zyrtarisht për vrasjen e 21-vjeçarit, ngjarje e ndodhur pasditen e djeshme në Korçë, duke konfirmuar arrestimin e autorit të dyshuar.

Sipas Policisë, në pranga ka rënë 20-vjeçari K. S., banues në Korçë, i dyshuar se ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov 21-vjeçarin pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30, në lagjen nr. 15, në rrugën “Viktor Eftimiu”. Konflikti mes disa personave dyshohet se u përshkallëzua deri në përdorimin e armës së zjarrit, duke i shkaktuar vdekjen 21-vjeçarit.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar u largua nga vendi, ndërsa Policia nisi kërkimet për kapjen e tij.

Pas disa orësh kërkime intensive, shërbimet e DVP Korçë, në bashkëpunim me Forcat Speciale RENEA, lokalizuan dhe arrestuan 20-vjeçarin në lagjen nr. 3, në afërsi të banesës së tij.

Njoftimi i Policisë:

Identifikohet, kapet dhe arrestohet, pas disa orësh kërkimesh nga shërbimet e Policisë, autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur pasditen e djeshme në Korçë.

Vrau me armë zjarri, kallashnikov, shtetasin J. Z., 21 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet shtetasi K. S., 20 vjeç, banues në Korçë.

Sekuestrohet, në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit pushkë automatike, e dyshuar se është përdorur në ngjarje.

Dje, rreth orës 16:30, në lagjen nr. 15, në rrugën “Viktor Eftimiu”, Korçë, ka pasur një konflikt për motive të dobëta midis disa shtetasve, i cili është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi J. Z., 21 vjeç.

Menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas disa orësh kërkimesh intensive, të kryera nga shërbimet e DVP Korçë, në bashkëpunim me Forcat Speciale RENEA, është bërë e mundur lokalizimi dhe kapja e 20-vjeçarit, në lagjen nr. 3, në afërsi të banesës së tij.

Në vijim të veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

ME TE LEXUARAT