“Mashtruesa, hapni derën”, I riu futet me forcë në sallën e Këshillit Bashkiak në Vlorë dhe ofendon anëtarët

Aktualitet

“Mashtruesa, hapni derën”, I riu futet me forcë në

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Këshillin Bashkiak të Vlorës, teksa një qytetar i nervozuar është futur dhunshëm në sallën ku po zhvillohej diskutimi.


Pasi ka shtyrë fuqishëm derën, ai ka deklaruar se ka 5 vite që nuk është shpronësuar për pronën e tij, ndaj edhe kërkonte përgjigje.

“Të gjithë mashtruesja jeni… kujt i thua avash? Pse ça do bësh? Mashtrusa jeni, kemi 5 vjet që kërkojmë lekët tonë. Ulu aty dhe vetëm dëgjo! Jam vlonjat dhe s’ka shanse në botë…. dërgo njërin të fjalë me mua, ndryshe do e zgjidhim bashkë, njerëz të pamoralshëm”, dëgjohet ai ndër të tjera.

Banori nuk ka marrë dëmshpërblimin për prishjen e banesës së tij për hapjen e projektit që lidh Transballkaniken me Portin.

Pas ndërhyrjes së menjëhershme të policisë, është shoqëruar jashtë sallës.

ME TE LEXUARAT