Vila luksoze me pishinë, sekuestrohen në Tiranë 18 prona me vlerë 3 milionë euro, hetim pasuror noteres

Aktualitet

Vila luksoze me pishinë, sekuestrohen në Tiranë 18 prona me

Noteres Sanja Telhallari, i jane sekuestruar nje numer i madh pronash ne Tirane me vlere 3 milione euro, njoftoi policia diten e sotme.

Njoftimi:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Nënshkrimi”.

Sekuestrohen 18 asete me vlerë 3 milionë euro, me burime të dyshuara kriminale, që dyshohet se i ka përfituar një 35-vjeçare, gjatë kryerjes së detyrës si notere.

Asetet e sekuestruara: 13 pasuri të paluajtshme dhe 5 llogari bankare.

Paralelisht po kryhen veprime hetimore dhe procedurale, për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të 35-vjeçares, me burime të dyshimta, si dhe për të dokumentuar me prova ligjore burimin e të ardhurave të kësaj shtetaseje.

Vila luksoze me pishinë, sekuestrohen në Tiranë 18 prona me

Në kuadër të një procedimi penal, të iniciuar në Prokurorinë e Tiranës, me objekt gjurmimin e aseteve kriminale, të dyshuara të përfituara nga shtetasja S. T., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, gjatë kryerjes së detyrës si notere, Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale finalizoi operacionin “Nënshkrimi”.

Në vijim të veprimeve procedurale, të kryera në kuadër të këtij procedimi, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për ekzekutimin e 18 pasurive të 35-vjeçares, me vlerë 3 milionë euro, konkretisht 13 pasuri të paluajtshme dhe 5 llogari bankare.

Hetimet dhe veprimet operacionale, vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion