Masat anti-Covid/ E mbyllur prej më shumë se 4 muajsh, çfarë pritet të ndodhë me Kapshticën

Aktualitet

Masat anti-Covid/ E mbyllur prej më shumë se 4 muajsh,

Prej më shumë se katër muajsh, pika kufitare në Kapshticë vijon të qëndrojë e mbyllur. Burime pranë policisë kufitare në pikën e Kapshticës kanë pohuar se kjo doganë është e mbyllur.

Kapshtica vijon të jetë e mbyllur prej 20 nëntorit të vitit të kaluar ku nuk lejohet dalja në shtetin grek nga kjo doganë. Ndërkohë lejohen të  hyjnë drejt Shqipërisë të gjithë shtetasit dhe kamionët e mallrave nga ora 06:00 deri në orën 22:00.

Për shkak të masave anticovid shteti grek vendosi mbylljen e kësaj dogane. Ndërkohë pritet një komunikim zyrtar nga ana e stacionit kufitar në  Kapshticës.

ME TE LEXUARAT