Dyshohet se ishte shënjestra e atentatit në Shkodër, por mbeti i plagosur/ Del FOTOJA e Erogen Brajoviç

Aktualitet

Dyshohet se ishte shënjestra e atentatit në Shkodër, por mbeti i

Personi që shihni në foto është Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç, i cili mbeti i plagosur në atentatin me armë zjarri mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër. 43 vjeçari dyshohet se ishte edhe shënjestra e atentatit, por u vranë dy të tjerë. 

Erogen Brajoviç, është anëtar i grupit të Bajrave dhe vëllai i Denis Bajrit, i akuzuar për vrasjen e Gjin Ndojit në vitin 2020 në Shkodër.

Konkretisht të vrarë mbetën të Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa të plgosur mbetën Erogen Brajoviç dhe Meri Kaceri.

Gjithashtu autori Ragib Gila është vënë në pranga pas disa minutash ndjekjeje dhe sipas bluve është sekuestruan një armë zjarri automatike.

Njoftimi i policise: Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, dyshohet se shtetasi R. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë janë plagosur shtetasi E. V. (B.), 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe shtetasja M. K., 25 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë.

Gjithashtu, si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi A. P., ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe shtetasi L. K. (L.), 31 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij dhe sekuestruan një armë zjarri automatike.

Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT