Marrja peng e 27-vjeçarit në Tiranë/ Ish-e dashura organizoi skenarin e dhunshëm, lidhje të fshehtë me…

Aktualitet

Marrja peng e 27-vjeçarit në Tiranë/ Ish-e dashura organizoi

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me marrjen peng dhe dhunimin e 27-vjeçarit në Tiranë, ku dy persona u arrestua dhe tre të tjerë u shpallën në kërkim, dy prej të cilëve janë vajza. Autorët e arrestuar u identifikuan si, Lusjan Kimza dhe Asmireld Nimani, ndërsa në kërkim janë shpallur Klajdi Limani, Monika Marku dhe Suate Cenoaliaj.

Mësohet se kjo e fundit kishte pasur një lidhje dashurie me 27-vjeçarin dhe njëkohësisht edhe me një prej të arrestuarve, Lusjan Kimzën. 24-vjeçari pasi ka parë se e dashura fliste ende me mesazhe me 27-vjecarin ka kërkuar që t’i merrnin para.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se të pesë personat kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të detyruar 27-vjeçarin tu jepte para. Ata e kanë mbajtur peng për disa orë në një apartament dhe e kanë dhunuar fizikisht, derisa ai u ka dhënë shumën prej 5000 eurosh. Më pas, e kanë kanosur përsëri për t’u dhënë edhe një shumë tjetër.

Policia gjithashtu njoftoi se u krye kontroll në banesën e Agustin Kimzës, 60 vjeç, Lusjan Kimzës, ku u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Po ashtu në dhomën e të riut u gjetën 5000 euro, shuma e dyshuar që i kanë marrë 27-vjeçarit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion