Malaj vlerëson figurën e Fatos Nanos: U fokusua tek paqja sociale, i dha hapësirë edhe përfaqësimit të opozitës!

Aktualitet

Malaj vlerëson figurën e Fatos Nanos: U fokusua tek paqja sociale, i

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, vlerësoi figurën e Fatos Nanos, duke theksuar qasjen e tij të hapur dhe përkushtimin ndaj paqes sociale.


Sipas Malajt, Nano ishte një udhëheqës liberal dhe mendjahapur, i cili gjatë gjithë qeverisjes së tij përqendroi përpjekjet për të krijuar hapësira për të kapërcyer traumën e vitit 1997 dhe për të ndërtuar një klimë paqeje politike, duke përfshirë edhe opozitën.

“Ishte mendjahapur, ishte liberal dhe u fokusua tek paqja sociale. Gjithë qeverisja e tij ishte e fokusuar në këtë drejtim, që të gjendeshin hapësira për të harruar 97 dhe për të ndërtuar paqe duke lënë hapësira përfaqësimi edhe për opozitën. Është model i vecantë, të shpresojmë që do respektohet dhe të shërbejë si inspirim”, tha Arben Malaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion