Makina përplaset me trafik-ndarësen në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagoset shoferi nga Kosova
Lajmifundit
/
3 Gusht 2021, 19:00
Aktualitet

Një makinë është aksidentuar rëndë në aksin Thumanë-Fushë Krujë. Nga ky aksident ka mbetur i plagosur shoferi i makinës, nga Kosova.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se makina ka devijuar nga rruga dhe për pasojë është përplasur me trafik ndarësen.
Ndërkohë shoferi i plagosur është dërguar me urgjencë në spital.


