Zjarret, ambasada në SHBA në mbështetje të Shqipërisë: Lutjet tona shkojnë për të prekurit

Aktualitet

Zjarret, ambasada në SHBA në mbështetje të

Prej ditësh zjarret në vend kanë krijuar një situatë të vështirë ndërsa sot është shënuar dhe viktima e parë. Së fundmi, reagon edhe ambasada e SHBA, e cila në një postim në Facebook shkruan se qëndron krah Shqipërisë në këtë situatë.

Ambasada amerikane ka publikuar edhe një video ku shihet një helikopter i  FA teksa merr ujë për të shuar flakët.

“Lutjet tona shkojnë për ata që janë prekur nga vatrat e zjarreve në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe do të qëndrojnë gjithmonë krah Shqipërisë në kohë nevoje. Në këtë video, burrat dhe gratë e guximshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare përdorin pajisje të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara ndërsa luftojnë me zjarret në jug të vendit.

Pajisjet për shuarjen e zjarrit janë pjesë e një dhurimi prej 360,000 dollarësh të bërë nga Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara në vitin 2019.

Ato përfshinin “kova Bambi”, kostume zjarrfikësish, sëpata, lopata dhe pajisje personale mbrojtëse. “Kovat Bambi”, të përdorura në këtë video, mbajnë ujë nëpërmjet helikopterëve dhe u mundësojnë atyre të mbushin sasi të mëdha në kohë të shkurtër, në mënyrë që të shuajnë zjarrin. #KrahPerKrah”, thuhet në mesazhin e ambasadës.

ME TE LEXUARAT