Makina përplaset me furgonin në Manastir/ Humb jetën një person, 20 të lënduar

Aktualitet

Makina përplaset me furgonin në Manastir/ Humb jetën një

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në dalje të Manastirit, në Maqedoninë e Veriut.

Në aksident janë përfshirë një makinë dhe një furgon, i cili po transportonte punëtorë për në qytetin Demir Hisar.

Mediat vendase raportojnë se fatkeqëisht ka ndërruar jetë në vendngjarje shoferi 24-vjeçar i mjetit.

Gjithashtu, nga përplasja janë lënduar dhe 20 persona të tjerë, punonjës të një fabrike.

Deri më tani nuk ka shumë informacione për aksidentin tragjik, por pritet që në vijim të zbardhen më shumë detaje

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion