Patentat/ DPSHTRR: Kemi rritur çmimet, por zgjatur afatet

Aktualitet

Patentat/ DPSHTRR: Kemi rritur çmimet, por zgjatur afatet

Drejtoria e Shërbimit dhe Transportit Rrugor ka pranuar rritjen e çmimet për shërbimet që ofron. Në reagimin që vjen pas raportimit të çmimeve të reja në media, DPSHTRR thotë se bashkë me çmimet janë zgjatur edhe afatet e shërbimit.

“Nga një analizë e hollësishme rezulton se shtrirja e këtyre shërbimeve në afate kohore, duke eliminuar detyrimin e paraqitjes në sportel, lehtësimin e kalimit nga një kategori në një tjetër, si dhe uljen e shpenzimeve indirekte (përllogaritur këtu në 7,569,450 kilometra vajtje/ardhje, 529,862 litra karburant, 12,616 ditë pune/vit kohë e shpenzuar), nuk mund të konsiderohet si rritje tarifash, por përkundrazi rezulton një kursim mesatar prej 4,170 lekë për qytetar në vit”, thotë DPSHTRR, ndërsa saktëson se çmimet e reja hyjnë në fuqi prej 5 Shkurtit.

Tarifat e reja

Sipas DPSHTRR: Tarifa e pajisjes me leje drejtimi me afat vlefshmërie 10 vite, nga 3,500 lekë bëhet 4,500 lekë, por afati tashmë zgjatet në 15 vite dhe nga 350 lekë/viti bëhet 300 lekë/viti.

Tarifa e pajisjes me leje drejtimi për grupmoshën mbi 65 vjeç, me afat vlefshmërie 5 vite, nga 3,500 lekë, tashmë bëhet 2,000 lekë, me afat vlefshmërie 15 vite.

Tarifa e pajisjes me Leje Drejtimi Ndërkombëtare me afat vlefshmërie 1 vit nga 500 lekë që ishte, kalon në 1,000 lekë, me një afat vlefshmërie 3-vjeçare dhe nga 500 lekë/vit bëhet 333 lek/vit.

Kalimi nga Leje Drejtimi e Kategorisë B në D/D1, pa qenë i detyrueshëm kalimi në kategorinë C, nga 2,200 lekë, bëhet 0, pasi është eleminuar testimi për kategorinë C.

Në njoftim nuk përmenden rritja e tarifave për ritestimin e njohurive teorike dhe praktike.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion