Berisha-demokratëve: Ju jeni njerëzit e kthesave të mëdha

Aktualitet

Berisha-demokratëve: Ju jeni njerëzit e kthesave të mëdha

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka mbajtur fjalim nga arresti shtëpiak për mbështetësit janë mbledhur sërish pasditen e kësaj të marte poshtë banesës së tij.

Gjatë fjalës në tubimin qytetar, kryetari i PD-së, i quajti demokratët si njerëzit e kthesave të mëdha. Sipas Berishës, për demokratët kishte vetëm një rrugë dhe një betejë pa kthim, për votën e lirë.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Miqtë e mi!

Presionet mbi ju ishin të jashtëzakonshme.

U kërcënuat, ju hoqën vizat, u pushuat nga puna, u persekutuat, por nuk u mposhtët. Njerëzit e kthesës vazhduan rrugën në këmbë të vendosur.

Noka zbardh diskutimet në mbledhjen e Kryesisë: Ja rolet që do të ketë secili koordinator në PD

Erdhën zgjedhjet e majit.

Më të pabarabartat në histori, më të pandershmet, më të inkriminuarat.

Ne mes alternativës ti bënim dhuratë bojkotin Edi Ramës dhe të merrnim pjesë në ato kushte, ne zgjodhëm të dytën.

Armikut dhurata nuk i bëhen, atij i jepen goditje dhe vetëm goditje.

Pa logo, pa emër, përballë makinerisë më të egër të krimit, parasë, vjedhjes, përsëri 600 mijë shqiptarë votuan opozitën.

Miqtë e mi!

Duhet të jem i sinqertë me ju dhe do t’u rrëfej një sekret timin.

Në dhjetor të vitit 2021, kur miratuam statutin, Sali Berisha propozoi një nen, kryetari i partisë largohet përfundimisht kur humbet zgjedhjet e përgjithshme.

Ju lutem më ndiqni pak. Në dorën time dhe plotësisht e justifikuar ishte të shkruaja largohet kur humbet zgjedhjet e ndershme.

Por jo. A e dija unë se nuk do kishte zgjedhje të ndershme? E dija, siç e di se sonte është natë.

Por pse atëherë unë propozova dhe vendosa këtë nen? Me një qëllim të vetëm, se me Edi Ramën duhej të matemi dhëmb për dhëmb. Ta largonim dhe të bënim zgjedhje të lira.

Të largonim armikun e votës së lirë. Të largonim armikun e votës së lirë ose të nënshtroheshim dhe të poshtëroheshim në diktaturën e tij.

ME TE LEXUARAT