Makina përplaset me motorin/ Plagosen 3 persona

Aktualitet

Makina përplaset me motorin/ Plagosen 3 persona

Një makinë dhe një motor janë përfshirë në aksident rreth orës 18:30, në aksin rrugor "Elbasan-Librazhd".

Mësohet se makina drejtohej nga 32-vjeçari me iniciale C. M., ndërsa motori nga shtetasi B. H..

Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital. Gjithashtu, në kujdesin e mjekëve dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me makinë, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e makinës po kryhen veprimet e mëtejshme procedural, ndërsa grupi hetimor në vendngjarje po vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion