Makina përfundoi në kanal, kush janë 2 elektriçistët që humbën jetën tragjikisht në Lushnje

Aktualitet
Makina përfundoi në kanal, kush janë 2 elektriçistët
Foto ilustruese

Një aksident tragjik që rezultoi në vdekjen e dy personave u regjistrua mbrëmjen e kësaj të marte në Lushnje, konkretisht në fshatin Gurrëz i Vogël.

Makina me të cilën po udhëtonin dy personat ka përfunduar në kanalin anash rrugës, me përplasjen që rezultoi fatale për ta.

Mësohet se dy viktimat e këtij aksidenti, shoferi dhe pasagjeri, janë Mihal Jani dhe Ilir Shabani, punonjes te elektrikut Lushnje.

Ata udhëtonin me një makinë tip Reno e cila ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, duke i marre jeten dy elektricisteve.

ME TE LEXUARAT