“Ka kryer vrasje e përdhunime”, Berisha zbulon emrin e kandidatit të PS që i ka shpëtuar dekriminalizimit

Politikë

“Ka kryer vrasje e përdhunime”, Berisha zbulon emrin e

Ish-kryeministri, Sali Berisha i ftuar në Fax News bëri një akuzë të fortë. Sipas tij, në rradhët e socialistëve ka kandidatë ndaj të cilëve nuk është bërë hetim i thelluar dhe nuk ndodhen në listat e dekriminalizimit.

Ai ka akuzuar Rrahman Rrajën, se mbi të dhe klanin e tij rëndojnë një numër i konsiderueshëm vrasjesh, plagosjesh, përdhunimesh dhe trafik droge në Europë.

"Sepse krahas njerëzve të qytetëruar, politikanëve, në atë kohe dhe në këtë kohë ka përsëri politikanë me moralin e turpit. Në radhët e PS-së janë disa të tjerë për të cilët nuk është kërkuar asgjë.

Ka mundur të ndodhi, sepse ai që ka në dorë të gjitha burimet e informacionit dhe i ka bllokuar ato, duke mos i lënë të ekspozohen.

Në ato lista nuk egziston Rrahman Rraja, mbi të cilin, familjen edhe klanin e tij, rëndojnë një numër i konsiderueshëm vrasjesh, plagosjesh, përdhunimesh, plaçkitjesh, dhe trafik drogë në Europë.

Është një numër i konsiderueshëm për të cilët nuk është marrë asnjë masë për hetimin e tyre. Ata të cilët janë listue nga PD-ja asnjëri prej tyre nuk është për vrasje, plagojse, etj."- tha Berisha. 

ME TE LEXUARAT