Makina merr përpara nënën me fëmijë në Bulqizë, humb jetën 10-vjeçarja

Një nënë dhe fëmija i saj janë përplasur nga një automjet. Aksidenti i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Bulqizë.
Mësohet e mitura ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve të marra, ndërsa e ëma, shtetësja Sh. Sh po merr mjekimin në spital. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga forcat e policisë në Komisariat.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Bulqizë/informacion paraprak
Rreth orës 18.20, në lagjen e Re, në qytetin e Bulqizës, shtetasi Z. Sh., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka aksidentuar dy këmbësore.
Pas ndihmës së parë në spitalin e Bulqizës, si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti ka humbur jetën e mitura rreth 10 vjeçe, ndërsa shtetasja Sh.Sh., ndodhet për ndihmë mjekësore në spital.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


