Lundronin me kanoe në det, 2 turistë të huaj rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Livadhit
Lajmifundit
/
21 July 2021, 22:10
Aktualitet

Policia Kufitare në Vlorë ka shpëtuar dy shtetas të huaj në zonën e plazhit të Livadhit në Himarë.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasit rreth 30 vjeç kanë qenë me kanoe, ndërsa deti ka bërë dallgë të forta duke bërë që dy turistët e huaj të rrezikoniin jetën.
Menjëherë është njoftuar policia kufitare e Vlorës, e cila ka shkuar në ndihmë të tyre.


