"Loja e rezistencës", kush janë banorët që i kanë rezistuar sfidës së Vëllait të Madh deri tani?

Aktualitet

"Loja e rezistencës", kush janë banorët që i

Ditën e sotme, Vëllai i Madh ka vendosur t’ju japë një sfidë të re banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Përmes një zarfi të bardhë, banorët janë lajmëruar se do të luanin lojën e rezistencës, sipas së cilës, ai që i reziston më gjatë, duke mbajtur dritën ndezur, do të shpërblehej me 3 mijë euro.

“Banorë, një nga lojërat më të diskutuara vitin që shkoi ka qenë loja e rezistencës me butona. Ju duhet të mbani butonin shtypur në mënyrë që drita të qëndrojë gjatë gjithë kohës e ndezur. Nëse hiqni dorën nga butoni, dritat do të fiket dhe ju do të skualifikoheni. Minimumi i qëndrimit është 4 orë nga të gjithë. Banori që qëndron më gjatë, do të përfitojë 3 mijë euro”.

Deri tani banorët që janë skualifikuar nga loja janë: Romeo, Meritoni, Juli, Gazi, Albi, Bardhi, Heidi, Franceska, Roza, Sara dhe Ilnisa, duke humbur kështu mundësinë për të fituar 3 mijë euro.

Banoret që kanë mundur të rezitojnë kësaj sfide të Vëllait të Madh, janë: Ledjona, Erjola, Egla, Vesa, Rike, Arta dhe Fationi.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion