Edi Rama dhe stafi i tij shkojnë të dhurojnë gjak, kryeministri: Kontribut shumë i vyer

Politikë

Edi Rama dhe stafi i tij shkojnë të dhurojnë gjak, kryeministri:

Tradita e dhurimit vullnetar të gjakut në mjediset e Kryeministrisë vijoi edhe këtë vit, si një akt simbolik dhe solidar për të shpëtuar jetë.

Kryeministri Edi Rama, dhurues i rregullt i gjakut prej shumë vitesh, iu bashkua sërish kësaj nisme së bashku me punonjës të administratës së Kryeministrisë.

Apeli i Kryeministrit shkoi për një angazhim më të gjerë të qytetarëve në këtë akt jetik. Ai theksoi se dhurimi i gjakut është një shprehje konkrete e solidaritetit njerëzor.

“A jeni të informuar ju që kjo është shumë pozitive për organizimin? Kjo të rinon, të rigjeneron, të ndërrohet gjaku, të pastrohet. Përveç faktit që është kontribut shumë i vyer. Se duhet të vësh veten në pozitën e atyre prindërve që i kanë fëmijët me këto nevoja, por përtej kësaj është dhe shumë zhvillim pozitiv për organizmin tënd”, - u shpreh Kryeministri Rama.

Fushata sensibilizuese për dhurimin e gjakut synon të ndërgjegjësojë publikun për rëndësinë e dhurimeve vullnetare dhe ndikimin që kanë në përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe forcimin e ndjenjës së solidaritetit në shoqëri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion