Lëvizte në qytet me armë të mbushur, arrestohet 36-vjecari në Lezhë

Aktualitet

Lëvizte në qytet me armë të mbushur, arrestohet 36-vjecari

Një 36 vjeçar është arrestuar nga forcat e policise “Shqiponja” në Lezhë pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin e tij tip “BMW” iu gjet një armë zjarri pistoletë.

Mesohet se në pranga ka rënë Xhon Sari i cili në pistoletën që kishte me vete, i mbante fishekët në fole gati për qitje.

Gjatë kontrolleve të bëra në automjetin tjetër tip “Golf” po ashtu në pronësi të tij, u gjetën edhe 18 fishekë.

Policia sekuestroi armën dhe fishekët në cilësinë e provës materiale ndërsa ndaj 36 vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion