Qeveria merr vendimin: Do të falë 36 mijë fatura të energjisë elektrike, janë konstatuar si të padrejta

Qeveria do të përgatisë një ligj për faljen e 36 mijë faturave të energjisë elektrike që kanë rezultuar se janë vendosur në mënyrë të padrejtë.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, i cili tha se bëhet fjalë për fatura të vendosura nga viti 2008 deri në vitin 2013.
“Përmes platformës “Fol me Kryeministrin”, qytetarët kanë dërguar ankesa për gjoba të vendosura në faturat e energjisë elektrike gjatë periudhës 2008–2013.
Janë rreth 36 mijë fatura të energjisë elektrike, të cilat u konstatuan që janë të padrejta. Për këtë qëllim do të miratojmë një ligj të posaçëm për faljen e këtyre detyrimeve.
Dëgjimi i qytetarëve, transparenca dhe zgjidhja e problematikave të tyre mbeten në qendër të angazhimit tone”, deklaroi Karakaçi.


