Luhatje e fortë në kursin e këmbimit, rriten të gjitha monedhat e huaja, zhvlerësohet leku

Tregu i këmbimit valutor ka shenuar shënuar një rritje e ndjeshme e të gjitha monedhave të huaja në raport me lekun.
Ne krahasim me tri ditët e para të javës valutat patën një nënçmim të thelluar krahasuar me lekun, nderkohe diten e sotme te gjitha jane ne rritje.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u rrit me 1.72 lekë dhe këmbehet me 96.52 lekë kundrejt 94.80 lekë që u këmbye dje.
Euro kembehet sot me 104 lekë, me një rritje prej 1.70 lekë në këmbim me dje, kur monedha europiane u këmbye me 102.93 lekë
Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, eshte rritur me 1.89 lekë, duke arritur nivelin 121.94 lekë.
Franga zvicerane këmbehet me 106.64 lekë, ose 1.44 lekë më shumë se një ditë më parë.


