Një ditë para protestës kombëtare, Qeveria miraton aktin e ri: Organizatorët do të paguajnë për dëmet!

Aktualitet

Një ditë para protestës kombëtare, Qeveria miraton aktin e

Këshilli i Ministrave ka miratuar një sërë aktesh dhe vendimesh në mbledhjen e sotme, ndër to edhe akti normativ për kompensimin dhe rikuperimin e dëmeve të shkaktuara ndaj pronës nga aktet e dhunës gjatë tubimeve.

Sipas vendimit, synohet të garantohet kompensimi efektiv i dëmeve të shkaktuara ndaj pronës, ndërsa barra financiare të mos mbetet te shteti, por të përballohet nga personat përgjegjës për shkaktimin e tyre. Për këtë qëllim do të përdoren mekanizma për rikuperimin e shumave të paguara nga shteti.

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave janë miratuar edhe ndryshimet në rregulloren për klasifikimin e strukturave akomoduese, si dhe kriteret dhe procedurat për certifikimin e veprimtarisë së agroturizmit.

Vendimet e miratuara:

-Aktin Normativ “Për kompensimin dhe rikuperimin e dëmeve të shkaktuara ndaj pronës nga aktet e dhunës gjatë tubimeve”.

Qëllimi i këtij akti normativ është:

a)  të sigurojë kompensimin efektiv të dëmeve të shkaktuara ndaj pronës nga aktet e dhunës gjatë tubimeve;

b)  të garantojë që barra financiare e dëmeve të shkaktuara të përballohet nga personat përgjegjës për shkaktimin e tyre, nëpërmjet mekanizmave të rikuperimit të shumave të paguara nga shteti.

-Vendimin “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 730, datë 20.10.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores për kushtet, kriteret, tarifat, afatet dhe procedurën për klasifikimin e strukturave akomoduese”, të ndryshuar.

-Vendimin për miratimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurave për certifikimin e veprimtarisë së agroturizmit, ndërtimin e strukturave/objekteve në funksion të saj, si dhe të modelit të certifikatës për ushtrimin e veprimtarisë së agroturizmit.

-Vendimin për miratimin e llojeve të armëve dhe të mjeteve të tjera të përdorimit të forcës, që lejohen të mbahen nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

-Vendimin për në parim të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, nga njëra anë, dhe Bashkimit Evropian, nga ana tjetër, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit Evropian kundër mashtrimit

-Vendimin “Për ngritjen dhe funksionimin e sistemit të numrit të unifikuar të thirrjeve emergjente 112”.

-Vendimin për propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së përgjithshme kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes, dhe Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, lidhur me listën e kërkesave prioritare të Ukrainës (PURL)”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion