"Kur të shkojë Leka në Pallatin Mbretëror, Elia Zaharia të dalë jashtë", gjykata u jep urdhëra mbrojtje

Gjykata e Tiranës miratoi caktimin e 6 muajve urdhër mbrojtje për Princ Lekën dhe Elia Zaharinë.
Sipas vendimit te dhene diten e sotme, ata duhet të qëndrojnë në 5 metra distancë me njëri-tjetrin.
Pasi eshte njohur aktet e ekspertizës te paraqitura nga dy palet, gjykata vendosi të lërë në fuqi urdhrin e mbrojtjes për secilin.
Sipas vendimit, Princi Leka mund t’i afrohet rezidencës mbretërore vetëm kur të takojë të bijën në praninë e dados dhe në këtë moment Elia Zaharia nuk duhet të jetë e pranishme në godinë.
Sipas vendimit, Leka i Dyte Zogu ka të drejtë të takojë dhe të qëndrojë me vajzën nga dita e hënë deri të premten nga ora 16.00 deri në orën 18.00 dhe ditën e shtunë dhe të diele nga ora 11.00 deri në orën 13.00, n praninë e dados.
“Urdhërohet menjëherë i padituri Leka i Dyte Zogu të mos cenojë, ngacmojë, kërcënojë paditësen Elia Zogu. Urdhërohet menjëherë i padituri Leka i Dyte Zogu të mos i afrohet paditëses Elia Zogu, përtej një distance prej 5 m. Urdhërohet menjëherë i padituri Leka i Dyte Zogu të mos qëndrojë në banesën ku jeton paditësja Elia Zogu, e cila ndodhet në adresen Rr. Murat Toptani, Vila Rezidenciale Mbretërore nr.6, Tirane, me përjashtim të rasteve kur ka oraret e takimit me fëmijën e mitur Geraldina Zogu.
Urdhërohet menjëherë e paditura Elia Zogu të mos kryejë ose të mos kërcënoje se do të kryejë vepër dhune në familje ndaj paditësit Leka i Dytë Zogu. Urdhërohet menjëherë e paditura Elia Zogu të mos cenojë, ngacmojë,kërcënojë paditësin Leka i Dyte Zogu. Urdhërohet menjëherë e paditura Elia Zogu të mos i afrohet paditësit, banesës ku jeton paditësi Leka i Dyte Zogu, vendit të punes së paditësit apo vendeve që frekuenton paditësi Leka i Dyte Zogu përtej një distance prej 5 m”, urdheron gjykata.
Leka Zogu dhe Elia Zaharia paralelisht po ndjekin ne gjykate edhe procesin per divorc mes tyre pas 7 vjetesh martese.
Me 5 mars ata paten nje konflikt te dhunshem qe i fulmiua, teksa Leka Zogu u konfliktua me babain e Elias dhe me pas edhe me vete ate.
Pas incidentit te dhunshem fizik, te dy palet denoncuan ngjarjen ne polici ndersa pamjet e Elias qe godet Leka Zogun u bene publike ne media./lajmifundit.al


