Lëvizte me armë dhe shpërndante drogë, arrestohet “Rebeli” i Durrësit

Aktualitet

Lëvizte me armë dhe shpërndante drogë, arrestohet

DURRËS

Arrestohet një shpërndarës droge në Durrës, teksa policia ka sekuestruar 1 armë zjarri tip pistoletë, lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, fara canabisi dhe një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, pas një informacioni të marrë në rrugë operative se 1 shtetas me pseudonimin “Rebeli” lëvizte me armë në zonën e lagjes nr. 13, Durrës dhe shpërndante lëndë narkotike në doza, menjëherë kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Rebeli”.

Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M., 30 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Gjatë kontrollit fizik dhe më pas në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

-një armë zjarri tip pistoletë, 1.2 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, një pjesë e së cilës ishte e ndarë në doza gati për shitje, një sasi farash si ato të cannabis sativa, një peshore elektronike dhe dy aparate celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion