Del video, momenti i përplasjes me armë zjarri mes shqiptarit dhe policisë greke

Aktualitet

Del video, momenti i përplasjes me armë zjarri mes shqiptarit dhe

Një shqiptar u plagos me armë zjarri nga policia greke ditën e premte në Athinë. Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit të ndjekjes dhe shkëmbimit të zjarrit mes 35-vjeçarit nga Shqipëria dhe policisë. Përpos shqiptarit, i plagosur mbeti edhe një efektiv i policisë.

Por si ndodhi ngjarja?

Në 8 tetor një grua greke kishte denoncuar vjedhjen e makinës. Policia u vendos në lëvizje me postblloqe dhe gjatë kontrolleve i bëri shenjë një makine të dyshimtë që drejtohej nga shqiptari që të ndalonte.

35-vjeçari jo vetëm që refuzoi që t’i bindej urdhrit për të ndaluar, por hapi zjarr duke qëlluar në drejtim të policisë, që e ndoqi për disa metra me motor duke e rrethuar. Nga të shtënat u plagos shqiptari dhe një efektiv policie 28-vjeç duke përfunduar të dy në spital. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion