Përplasen dy makina në Durrës, 3 të plagosur

Aktualitet

Përplasen dy makina në Durrës, 3 të plagosur

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në Durrës. Dy makina janë përplasur te mbikalimi i Plepave, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Shoferi Q. B dhe dy pasagjerët që ndodheshin në mjetin e tij po marrin ndihmën e duhur mjekësore në spital.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:45, në lagjen nr. 13, Durrës, te mbikalimi i Plepave, automjeti me drejtues shtetasin Q. B, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi Q. B, dhe pasagjerët që udhëtonin në këtë automjet, shtetasja F. B, dhe shtetasi M. B, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion