LAJMI I FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat! Makina përfundon në kanal

Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat!

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Kasht-Bardhë.

Një automjet me targa AA 976 JB tip “Lancia” ka dalë nga rruga në një kthesë e rrezikshme.

Në spitalin e Lushnjës ka përfunduar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Identiteti i tij ende nuk bëhet i ditur.


Policia ndodhet në vendngjarje për dokumentimin e ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka qenë me shpejtësi të lartë dhe drejtuesi ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanalin përbri autostradës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion