LAJM I FUNDIT/ Gjendet pas 6 ditësh trupi i fadromistit në Klos
Lajmifundit
/
9 Maj 2025, 11:53
Aktualitet
29-vjeçari Ardit Beshiri kërkohej që prej 3 majit pasi u fundos bashkë me mjetin eskavator teksa po punonte në një stog minerali në zonën e njohur si Qaf Burrel të Klosit.
Grupeve të kërkim-shpëtimit iu shtuan edhe ekipe nga Forcat e Sigurisë së Kosovës.
Ardit Beshiri ka qenë duke punuar me eskavator, në stokun e fabrikës së përpunimit të kromit, e cila muajt e fundit shfrytëzohej nga një shoqëri kineze.
Në rrethana ende të paqarta është çarë rezervuari dhe nga vërshimi i ujit dhe inerteve.