“La pas dy prindër të sëmurë”/ Vëllai i Marsel Çelës paralajmëron vetëdrejtësi: Të gjenden autorët që e vranë padrejtësisht!

Aktualitet

“La pas dy prindër të sëmurë”/ Vëllai i

“Thikë pas shpine” e konsideron vëllai i Marsel Çelës vrasjen në lokalin ku 47-vjeçari po konsumonte një pije mbrëmjen e kaluar në Memaliaj.

I dërrmuar nga humbja e njeriut të tij të dashur, ai kërkon kapjen e autorëve dhe vënien e drejtësisë për ekzekutimin e 47-vjeçarit.

“Vëllai im është i pafajshëm. Doli të pinte kafe. Shikonte punën e tij. Punonte në Vlorë. La pas dy prindër të moshuar e të sëmurë. Shteti të verë dore. Të gjejë një orë e më parë autorët”.

Në një intervistë për gazetaren Dorjana Bezat, vëllai i 47-vjeçarit paralajmëroi vetëdrejtësi, nëse autorët nuk kapen.

“Po nuk i gjeti, do na detyrojë të vemë një shirit në krah e ta zgjidhim vetë. Flasim për dy jetë të pafajshme. As kamarieri s’ka asnjë faj. Punonte për bukën e gojës”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion