Kushtetuesja e la në detyrë Erion Veliajn, aktorja Olta Gixhari: Lali kthehu, Tirana është qelbur

Aktualitet

Kushtetuesja e la në detyrë Erion Veliajn, aktorja Olta Gixhari: Lali

Aktorja Olta Gixhari, publikoi një story në Instagram me një mesazh për kryebashkiakun, ku i thotë se ai duhet që të jetë në krye të bashkisë.

Pas vendimit të Kushtetueses në favor të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, e cila e la në detyrë disa personazhe të njohur publikë kanë reaguar në mbështetje të tij.

Ndër ta edhe aktorja Olta Gixhari, e cila publikoi një story në Instagram me një mesazh për kryebashkiakun, ku i thotë se ai duhet që të jetë në krye të bashkisë.

“Vetëm kur e humbasim dikë, e kuptojmë se sa shumë rëndësi ka pasur! Ne e kemi ves, i duam më shumë njerëzit në mungesë. Jo çdo gjë e keqe vjen për keq Lali, Tirana është qelbur dhe është në kaos, uroj të kthehesh sa më shpejt në vendin që të takon dhe që meriton”, shkruan Gixhari në postimin e saj, të shoqëruar me një foto të Veliajt.

Kushtetuesja i dha të drejtë Erion Veliajt duke e lënë në detyrë si kryebashkiak i Tiranës. Me një vendim 5 vota pro e 3 kundër, GJK rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin dhe shfuqizoi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë.

Kushtetuesja argumentoi se Veliaj nuk u pyet duke iu mohuar një proces i rregullt ligjor, ndërsa theksoi se një kryebashkiak mund të shkarkohet vetëm sipas nenit 115 të ligjit themeltar për një shkelje të rëndë

.Kushtetuesja e la në detyrë Erion Veliajn, aktorja Olta Gixhari: Lali

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion