“Kurrkujt mos i raft kjo punë”, vrasja e Ramazan Matajt, ngujohet familja Hasaj

Aktualitet

“Kurrkujt mos i raft kjo punë”, vrasja e Ramazan Matajt,

Dy vëllezër janë arrestuar për vrasjen e Ramazan Matajt, ngjarje që ndodhi në Dragoç të Shkodrës në fillim të Janarit. Një ngjarje e rëndë që tronditi komunitetin ku jetojnë dy familjet, si e autorëve dhe ajo e viktimës.

Pas rastit, në shtëpinë e familjes Hasaj shkoi kryetari i Shoqatës së Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit, Dedë Shullani. Ai mësoi për situatën nga babai i dy autorëve, Rustem Hasaj. Ky i fundit tregoi për gjendjen e tij të rënduar emocionale dhe ekonomike. Ai shprehet se që në momentin që ka marrë vesh ngjarjen ndodhet i ngujuar.

“Unë jam Rusem Hasaj nga fshati Dragoç. Babai i dy djemve që janë të arrestuar. Sot me këtë fatkeqësi që na kanë ndodhur dy palëve, unë e kam bërë dhe një deklaratë, kam kërkuar ndjesë fshatit, familjes, fisit. Sot kam nevojë për shtetin, kam nevojë për individin, se më ka lënë me 4 fëmijë, jam në gjendje ekonomike shumë të dobët.

Prandaj ju falënderoj juve si gazetarë që keni ardhur. Nuk kam asnjë lloj dijenie, por e ka çuar Zoti të ndodhë, rreziku im dhe i tij. Kjo më ka rënë bombë në shtëpinë time. Ka ardhur e papritur. Jam vetë i shtati, kam një grua të sëmurë.

Kam nusen e djalit, kam 4 fëmijët e djalit që i kam sot në mbijetesë se nuk jam i zoti as me i fitu bukën, as me i marr ilaçet, as me i çuar në shkollë, se nuk kam asnjë të ardhur, as asistencë, as ndihmë prej shtetit. Unë jam në ngujim, ka mbas dy ditëve që e kam marrë vesh nëpërmjet mediave, nëpërmjet shtetit. Unë jam i ngujuar. Jam në gjendje të mjeruar nga ana e ekonomisë. Kurrkujt mos i raft kjo punë”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion