Tirana dhe Londra zgjasin marrëveshjen/ Të dënuarit shqiptarë në Angli do të vuajnë dënimin në Shqipëri

Aktualitet

Tirana dhe Londra zgjasin marrëveshjen/ Të dënuarit

Shtetasit shqiptarë të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar mund të vuajnë pjesën e mbetur të dënimit në Shqipëri, në kuadër të marrëveshjes mes dy vendeve për transferimin e të burgosurve.

Vijimësia e kësaj marrëveshjeje ishte një nga çështjet kryesore të diskutuara në takimin mes Drejtoreshës së Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo, dhe ambasadorit britanik në Tiranë, Nicholas Abbott.

Britania e Madhe është gjithashtu një prej partnerëve kryesorë në mbështetjen e sistemit penitenciar shqiptar, përmes financimit të investimeve, përmirësimit të infrastrukturës, kushteve logjistike dhe pajisjes së institucioneve të vuajtjes së dënimit me mjetet e nevojshme për punën e përditshme.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi ndër vite dhe kontributi britanik në modernizimin e burgjeve.

Bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar pritet të vijojë me projekte të reja, mbështetje për modernizimin e burgjeve dhe forcimin e kapaciteteve të sistemit penitenciar shqiptar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion