Kur mjekërkuqtë shqiptarë krijuan shtet Pirat në Mesjetë

Aktualitet

Kur mjekërkuqtë shqiptarë krijuan shtet Pirat në

Një nga detarët dhe piratët më të mëdhenj në histori ishte Hajredin Barbarosa – Mjekërkuqi (1478-1546), i biri spahiut Jakup Aga nga Janica e Greqisë së sotme, të cilin shumica e burimeve historike e përmendin si shqiptar.

Gazetari Agron Shala kujton nëpërmjet një shkrimi se Barbarosa ishte i padëshiruar kudo, ndaj me vëllain e tij Oruçin (1474-1518), i njohur po ashtu si Barbarosa (pra Mjekërkuqi), vendosën ta krijojnë një shtet të tyre ku do të jetonin rehat e nga ku do të vepronin lirshëm.

“Shteti i formuar nga ta sot njihet si Regjenca e Algjerisë (Algjeria, Tunizia dhe disa pjesë të Marokut të sotëm), që formohet me pëlqimin e Perandorisë Otomane – mbase se nga aty shqiptarët do ta mbronin Perandorinë duke u ballafaquar e duke marrë toka nga superfuqia e asaj kohe, Spanja (dhe shtetet tjera të gadishullit apenin)”, shkruan Shala.

Hajredini i largoi forcat evropiane nga Afrika e Veriut, por si pirat i papërmirësueshëm s’i linte rehat as në Evropë.

Kështu, Papa e krijoi “Lidhjen e Shenjtë” për ta konfrontuar shqiptarin.

“Por, në Betejën e Prevezës (1538), Mjekërkuqi e mundi flotën e aleancës evropiane – shumë më të madhe në anije e ushtarë – të përbërë nga Republika e Venedikut, Dukati i Mantuit, Perandoria e Spanjës, Perandoria e Portugalisë, Papati, Republika e Gjenovës dhe Malta.

Regjenca e formuar nga Mjekërkuqët më 1515, do të ekzistojë deri më 1830 (si elajet otoman nga viti 1590) – derisa nuk ndodh pushtimi francez”, shkruan Shala.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion