Kthehet nga emigracioni për të mbjellë domate, flet i riu: Duhej të kisha ardhur më parë

Aktualitet

Kthehet nga emigracioni për të mbjellë domate, flet i riu: Duhej

Elvisi, nga fshati Hardhi i Belshit prej 6 vitesh të ardhurat e familjes i siguron nga kjo serë në të cilën kultivon domate dhe speca.

Për 15 vjet Elvisi u mundua që të ardhmen e tij nga ngrinte në Itali, por emigrimi nuk i siguroi atë jetë që kish ëndërruar.

Elvis Elezi: “ Unë 15 vjet kam punuar në Itali si emigrant në ndërtim. Para 6 vitesh thashë gjërat kanë ndryshuar në Shqipëri dhe u ktheva.

Ndërtova dy sera e speca dhe eci shumë shumë. Tani kam 5 dynym sera që i mbjell me domate. Gjithashtu kam dhe 1.2 dynym fushe. Çmimi momentalisht i domates është 130 lekë. Shumë I mirë“

Gazetarja: A je i kënaqur me punën në bujqësi?

Po shumë. Këtë punë duhet ta kisha filluar më parë. E ardhmja është bujqësia.

Elvisi thotë se për domaten rose ka gjithnjë treg. 38 vjeçari thotë se sipërfaqen e të mbjellave do ta zgjerojë, ai thotë se pa perimeve radhën e kanë agrumet.

“Varieteti i domates është rose. Kjo si domate duron shume dhe është tepër e ëmbël.

Nëse unë e vjel ja kështu të gjelbër, për 6 ditë kjo skuqet e gjitha. Kur shkon tek konsumatori I huaj ka arrit pjekjen totale. “/top channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion