Aksident i frikshëm në Greqi, shqiptari shpëton për mrekulli! Kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Bota

Aksident i frikshëm në Greqi, shqiptari shpëton për

Një shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur gjatë një aksidenti të ndodhur pasditen e kësaj të diele. Ngjarja është shënuar në Istmin të Korinthit, në Greqi.

Automjeti me të cilin udhëtonte shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, u përplas nga një fuoristradë, që kaloi rrugën me semafor të kuq.

Siç duket edhe nga pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë së një biznesi aty pranë, përplasja ishte shumë e fuqishme, por fatmirësisht nuk pati viktima.

Drejtuesi i automjetit tip fuoristradë gjithashtu mbeti i plagosur, ndërsa të dy u dërguan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion