Kryen ndërtime pa leje në Jalë dhe Dhërmi, arrestohen 3 persona! Nën hetim edhe 4 punonjës të IMT!

Aktualitet

Kryen ndërtime pa leje në Jalë dhe Dhërmi, arrestohen 3

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë kryer ndërtime pa leje, në zonat bregdetare si Jala dhe Dhërmiu.

Këta shtetas dyshohet se kanë lejuar dhe kryer punime ndërtimi në këto zona turistike pa u pajisur me dokumentacionin përkatës, në shkelje të ligjit dhe për qëllime fitimi.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Vlorë arrestuan, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer për qëllime fitimi, shtetasit L. D., 41 vjeç, K. C., 40 vjeç dhe I. Zh., 52 vjeç, me funksione inxhinier zbatimi dhe drejtues projekti, pasi dyshohet se kanë lejuar punime ndërtimi nga puntorët e tyre, në zonën e Jalës dhe Dhërmiut, pa u pajisur me dokumentacionin përkatës.

Për të njëjtën vepër penale u shpall në kërkim edhe shtetasi L. Gj., banues në fshatin Vuno. Gjithashtu, u proceduan penalisht 4 punonjës të IMT-së të Bashkisë Himarë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”,

konkretisht E. V., 44 vjeç, drejtor i IMT-së, dhe M. K., 30 vjeç, A. J., 27 vjeç, R. K., 30 vjeç, të tre me detyrë inspektorë.”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT