Kryeministri e nis mëngjesin në lagjen e re në Fushë- Krujë, ja si duket pas tërmetit (Video)

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm në Facebook, me një video nga lagjja e re në Fushë- Krujë, rindërtuar pas tërmetit.

"Mirëmëngjes dhe me lagjen e re Rilindja në Fushë Krujë, ju uroj një javë të mbarë", shkruan kreu i qeverisë.

Më herët Rama këtë lagje e ka quajtur si një zonë cilësore rezidenciale për familjet e dëmtuara nga tërmeti. Kujtojmë se në tërmetin e 26 nëntorit ndërruan jetë 52 persona dhe u shkatërruan qindra banesa në Durrës, Fushë- Krujë, Thumanë, Mamurras.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion