Kritike situata në Milot/ Zjarri u afrohet banesave, nis ndërhyrja masive nga ajri me helikopterë

Aktualitet

Kritike situata në Milot/ Zjarri u afrohet banesave, nis ndërhyrja

Flakët janë afruar ndjeshëm pranë disa banesave, duke rritur rrezikun për përhapjen e zjarrit drejt zonave të banuara.

Në terren vijon operacioni për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa ndërhyrja po kryhet edhe nga ajri me dy helikopterë. Në operacion janë angazhuar rreth 20 forca të ushtrisë, së bashku me shërbimet zjarrfikëse të Kurbinit, Lezhës, Kamzës dhe Vorës.

Situata vështirësohet nga dendësia e pyllit me pisha, që favorizon përhapjen e shpejtë të flakëve dhe pengon ndërhyrjen e forcave në disa zona.

Forcat në terren po përqendrohen në izolimin e vatrave dhe frenimin e avancimit të zjarrit në drejtim të banesave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion