Kryeministri i Maqedonisë së Veriut fyen shqiptarët, nuk respekton himnin e Shqipërisë në Pustec

Kosovë&Rajon

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut fyen shqiptarët, nuk

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ndodhet në Pustec, ku po merr pjesë në një aktivitet kulturor të komunitetit maqedonas.

Gjatë ceremonisë së zhvilluar në territorin e Shqipërisë, sipas pamjeve dhe raportimeve nga aktiviteti, është ekzekutuar himni kombëtar i Maqedonisë së Veriut, ndërsa nuk është dëgjuar himni kombëtar shqiptar.

Ngjarja ka ngritur pikëpyetje lidhur me respektimin e protokollit në aktivitetet ku marrin pjesë zyrtarë të lartë të një shteti të huaj. Nuk ka ende një sqarim zyrtar të bërë publik lidhur me arsyen përse nuk u ekzekutua himni shqiptar, shkruan A2CNN. 

Në aktivitet ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë Pustec, Pali Kolefski. Në pamjet e publikuara shfaqet gjithashtu Edmond Themelko, ish-kryetar i Bashkisë Pustec dhe organizator i aktivitetit. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion